Lajme — October 15, 2017 at 5:28 pm

Lladrovci i dërgon “selam” Fatmir Limajt nga Malisheva (Foto)

Kryetari aktual i komunës dhe kandidati i PDK-së për mandatin e ardhshëm në krye të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot kandidatin e PDK-së për Malishevë, Dr. Mursel Gashin, të cilin e përgëzoi si kryetar për mandatin e ardhshëm në Malishevë.

Madje, në diskutimin e tij me dr. Gashin, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “të gjithë ata që kanë akuza, s’kanë çka kërkojnë në qeverisjen lokale”, si dhe ndryshimi po vjen në Malishevë dhe në krejt Kosovën, me Forcën e Ndryshimit”.

Postimi i plotë i Z. Lladrovci në rrjetin social:

“Kafja e mëngjesit në Malishevë, me Dr. Mursel Gashin, kryetarin e ardhshëm të Malishevës, me Atomin dhe Ylberin, theksova se të gjithë ata që kanë akuza, s’kanë çka kërkojnë në qeverisjen lokale.

Malisheva ka nevojë për ndryshim. Merrni me mend ku do të ishin zyrtarët qeveritar me akuza nëse do të ishin në pushtetin lokal në Drenas?

Forca e Ndryshimit s’ka të ndalur. Ne e bëjmë ndryshimin në Malishevë dhe në krejt Kosovën, me Forcën e Ndryshimit”.

#ForcaENdryshimit #PDK94