Lajme — October 16, 2017 at 11:31 pm

Lajmi i fundit nga buxheti për veteranët luftës, ja çfarë ka ndodhur

Buxheti i paraparë prej 50 milionë euro për vetërnët dhe invalidët e luftës tani ka kaluar për 26 milionë euro më tepër, për shkak të numrit të madh të veteranave të regjistruar mbi 40 mijë.

Ky buxhet i cili ka dalë jashtë parashikimeve të Qeverisë dhe Fondit Monetar Nderkombëtarë, ka gjasa ende të mos kaloj në pritje të pastrimit të listave të veteranëve të UÇK-së.

Anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka thënë për Indeksonline se dhe pse qështja e pagesës së veteranëve është përfshirë në draftligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2017, kundërshtohet ashpër nga FMN-ja por edhe Qeveria sepse ka kaluar për 26 milionë euro.

“Buxheti për veteranët dhe invalidët e luftës ka qene paraparë të jetë 50 milionë por tani kjo shumë është tejkaluar për plus 26 milionë euro, kjo është mjaft shqetësuese dhe duhet ti vihet një stop kësaj pune. 36 milionë kanë qenë me marrëveshje me Fondin Ndërkombëtarë së bashku me invalidët e luftës ka marrëveshja ka qenë për 50 milionë, por tani kjo ka kaluar për plus 26 milionë euro më tepër.

Osmani thekson se kjo ka mundesi të mos kaloj tutje sepse sepse kjo shumë shkon në dëm të investimeve kapitale.

“Nuk duhet përmbushur dëshirat e të tjerëve për hatër të votave apo njerëzve që nuk ishte dashur të jenë në kategorinë e veteranëve të luftës, sepse shifra është tejkaluar për shume here”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës, Hysni Gucati, është shprehur se shuma e ndarë për pensionet e këtyre kategorive nuk do ti shkaktojnë dëme buxhetit të shtetit për pjeësn që është paraparë edhe me FMN-në.

“Nuk besoj që ka me shkaku dëm buxhetit të Kosovës, sepse kjo është marrëveshje e mëhershme që e kemi pas edhe me Fondin Monetar të Kosovës, por edhe me qeverinë e Isa Mustafës, edhe me ministrin Abran Abrashi. Është një rritje rreth 56 milionë janë nda, qajo rritja që konsiderohet të jetë prej 4%, në qat rritje bënë pjesë edhe buxheti i veteranëve të luftës”, ka thënë Gucati.